Partia « Minoriteti Etnik Grek per te Ardhmen”- MEGA, e indinjuar nga akti i paprecedent kriminal ndaj 35- vjecarit Aristotel Guma nga Himara, shpreh ne radhe te pare ngushellimet e saj te sinqerta familjes dhe te afermeve te saj per humbjen e njeriut te tyre te dashur, dhe i drejtohet shtetit dhe te gjitha institucioneve te tij te zbardhin urgjentisht ngjarjen ne detaje dhe te marre masa te rrepta ligjore per autoret te cilet vepruan me pretekstin nacionalist.
Partia « Minoriteti Etnik Grek per te Ardhmen”- MEGA, e indinjuar nga akti i paprecedent kriminal ndaj 35- vjecarit Aristotel Guma nga Himara, shpreh ne radhe te pare ngushellimet e saj te sinqerta familjes dhe te afermeve te saj per humbjen e njeriut te tyre te dashur, dhe i drejtohet shtetit dhe te gjitha institucioneve te tij te zbardhin urgjentisht ngjarjen ne detaje dhe te marre masa te rrepta ligjore per autoret te cilet vepruan me pretekstin nacionalist. Ne keto momente, qe i gjithe populli shqiptar pret me ankth rrugen e mbare per ne Europe dhe gjithe Minoriteti Etnik Grek , perfshire dhe Himara, eshte i angazhuar te ndihmoje kete proces, ngjarje te tilla te cojne ne konkluzionin se ne Shqiperi ekzistojne akoma forca te erreta qe kete vend duan ta cojne vendin prapa dhe jo ne Europe. Marrja e jetes se njeriut per shkakun se flet gjuhen e nenes dhe sepse e mbron kete te drejte,eshte tregues i qarte i turbullires ligjore dhe administrative qe ekziston ne shtetin tone per promovimin dhe respektimin e te drejtave europjane per minoritetet dhe individet.Fakti qe ky i ri ishte minoritar grek dhe pikerisht nga Himara tregon se pas ketyre inskenimeve qendrojne qarqe te erreta, te cilat dhe me mbeshtetjen e disa mediave apo dhe te disa politikaneve kane levruar kohet e fundit nje propagande te shfrenuar nacionaliste sidomos ne jug te vendit, e cila nuk prek vetem minoritaret greke, por ne radhe te pare imazhin e shtetit tone.
Partia MEGA, si parti e re ne skenen politike shqiptare, me te gjithe kapacitetin e saj intelektual eshte e predispozuar dhe e interesuar qe problemet nderetnike te zgjidhen me urtesi dhe jo me dhune apo me gjakederdhje, pasi si parim te saj ka respektin e ligjit dhe te se drejtes.
Sarande me 13.08.2010 Zyra e Shtypit e Partise
MEGA