• Skip to main content
  • Skip to secondary menu
  • Skip to primary sidebar
  • Skip to footer
MEGA-EEMM

MEGA-EEMM

"Εθνική Ελληνικη μειονότητα για το μέλλον"

  • MEGA EEMM
    • ΠΟΛΙΤΙΚΟΣ ΣΧΕΔΙΑΣΜΟΣ
    • ΠΡΟΓΡΑΜΜΑ
    • ΚΑΤΑΣΤΑΤΙΚΟ
    • ΕΘΝΙΚΟ ΣΥΜΒΟΥΛΙΟ
    • ΤΟΠΙΚΕΣ ΟΡΓΑΝΩΣΕΙΣ
    • Ο ΠΡΟΕΔΡΟΣ
      • ΒΙΟΓΡΑΦΙΚΟ
  • ΤΑ ΔΙΚΑΙΩΜΑΤΑ ΜΑΣ
  • ΓΡΑΦΕΙΟ ΤΥΠΟΥ
    • ΔΕΛΤΙΑ ΤΥΠΟΥ
  • ΑΝΑΚΟΙΝΩΣΕΙΣ
  • ΕΚΔΗΛΩΣΕΙΣ
  • ΕΠΙΚΑΙΡΟΤΗΤΑ
    • ΆΡΘΡΑ
    • ΑΠΟΨΕΙΣ
    • Συνεντεύξεις
    • ΟΜΙΛΙΕΣ
  • ΕΠΙΚΟΙΝΩΝΙΑ
Βρίσκεστε εδώ:Αρχική / Δελτίο τύπου / Deklaratë për reformën në Drejtësi

Deklaratë për reformën në Drejtësi

17 Μαΐου 2016

[[wysiwyg_imageupload:529:]]

Partia MEGA, ndjek me vëmendje të madhe fushatën e deklaruar të subjekteve politike kryesore në vend  për reformën në drejtësi, për dekriminalizimin e politikës dhe të administratës publike dhe instalimin e një shteti të dobishëm për të gjithë qytetarët dhe njëkohësisht uron që kjo betejë të ketë vërtet sukses.Realizimi i këtij angazhimi multidimensional padyshim që vendos rregulla të reja në fusnksionimin e shtetit, në raportet me qytetarët e tij dhe ndikon në mënyrë të veçantë në minimizimin e  pabarazive në fushën ekonomike, shoqërore dhe të të drejtave të individit apo të grupeve të ndryshme.

[[wysiwyg_imageupload:529:]]

Partia MEGA, ndjek me vëmendje të madhe fushatën e deklaruar të subjekteve politike kryesore në vend  për reformën në drejtësi, për dekriminalizimin e politikës dhe të administratës publike dhe instalimin e një shteti të dobishëm për të gjithë qytetarët dhe njëkohësisht uron që kjo betejë të ketë vërtet sukses.Realizimi i këtij angazhimi multidimensional padyshim që vendos rregulla të reja në fusnksionimin e shtetit, në raportet me qytetarët e tij dhe ndikon në mënyrë të veçantë në minimizimin e  pabarazive në fushën ekonomike, shoqërore dhe të të drejtave të individit apo të grupeve të ndryshme.

Për këtë proçes janë shumë të interesuar grupet e pakicave në Shqipëri por  Minoriteti Etnik Grek aspiron që retorika e politikës të konkretizohet dhe të gjejë zbatim në praktikë, pasi historia dhe faktet kanë treguar se efektet e një shteti apo i një pushteti të korruptuar apo të padrejtë në radhë të parë janë negative më shumë për të.

Shpresojmë që një orë e më parë të triumfojë drejtësia që ky vend të shkoj  përpara.

Por, sipas gjykimit tonë, beteja e madhe për të reformuar Drejtësinë, për të shfarosur korrupsionin ,nuk është aspak shpresëdhënëse sepse prek periferinë dhe jo objektin e vërtetë.

Pritej që në këtë periudhë kohore të tronditeshin themelet e kështjellës së Korrupsionit me arrestime të sferave të larta por,…i vetmi ish ministër që u fut me bujë pas hekurave dhe mbetet aty sikur bëhet fjalë për  Al Kaponen, ishte minoritari grek Spiro Ksera. Përse vallë? Për t’u justifikuar përpara ndërkombëtarëve? Apo me një gur vriten dy zogj? Asnjëri nga minoritarët por dhe nga shqiptarët nuk mund të besojë se koka e korrupsionit lindi dhe u rrit në Dervician dhe se me burgosjen që u bë u eliminua fenomeni. Partia MEGA ka bindjen e plotë se arrestimi i Spiro Kserës ishte një lojë e thellë ndërpolitike e dy forcave të mëdha në vend për të goditur prestigjin e një popullsie që nuk ka manifestuar traditë vjedhjesh apo vrasjesh, por gjithmonë është dalluar për kulturën e lartë shoqërore jo vetëm brenda llojit por edhe në lidhje me shumicën e popullsisë në vend, pavarësisht se vazhdimisht është sulmuar dhe atakuar nga të tjerë.

Nuk ka shpjegim tjetër  për këtë rast ndërsa deri më sot nuk u arrestua asnjë ish ministër apo administrator i lartë pavarësisht se akuzat ndaj disa prej tyre janë publike dhe konkrete. Nuk ka shpjegim tjetër kur lirohen nga burgu të akuzuarit për miliardat e vjedhura nëpër banka, apo edhe shumë raste të tjera të bujshme që kanë ngelur thjesht në sirtaret e prokurorisë.

Dhe kjo bëhet akoma më e besueshme kur sulmi ndaj objekteve te kultit,ndaj pronave, ndaj arsimit apo ndaj biznesit të Minoritetit Etnik Grek kohët e fundit intensifikohet vazhdimisht dhe bëhet më i hapur me bekimin e strukturave shtetërore.

Partia MEGA shpreh hapur rezervat e saj për mënyrën e konceptimit dhe zbatimit të reformës në drejtësi nga ana e dy partive kryesore duke  degraduar  vlerat e një operacioni të publikuar si një gjetje deliverante për shpëtimin e vendit.

ZYRA E SHTYPIT E PARTISË MEGA

Sarandë më 17/05/2016

facebookShare on Facebook
TwitterTweet

Ανηκει στην κατηγορια:Δελτίο τύπου

Αρχική Πλευρική Στήλη

Kατηγορίες

  • Ανακοινώσεις
  • Απόψεις
  • Άρθρα
  • Δελτίο τύπου
  • Εκδηλώσεις
  • Εκλογες 2011
  • Εκλογές 2013
  • Εκλογές 2017
  • Ιστορία & Πολιτισμός
  • Ο Πρόεδρος
  • Ομιλίες
  • Παιδεία
  • Περιουσιακό
  • Συνεντεύξεις
  • Τα δικαιώματα μας
  • Τοπικές οργανώσεις

Footer

Ιστορικό

TwitterFacebook

Copyright © 2025 MEGA-EEMM·