HYRJE
[[wysiwyg_imageupload:265:]]Në Shqipëri jeton historikisht Minoriteti Etnik Grek, i njohur zyrtarisht nga shteti shqiptar në vitin 1921 në Unionin e Kombëve. Ky Minoritet, me përpjekje të vazhdueshme mundi të ruaj identitentin e tij kombëtar, gjuhën amtare greke, traditat kulturore, doket dhe zakonet. Që nga dita e përfshirjes së tij në kuadrin e shtetit shqiptar, ka treguar frymë bashkëpunimi e tolerance, themeloi dhe forcoi marrëdhënie miqësore, ka luajtur rol pozitiv në fushën e bashkëjetesës paqësore me popullsinë shqiptare.
Eshtë fakt se në periudhën e diktaturës janë bërë përpjekje sistematike nga ana e regjimit për kufizimin e të drejtave, deri në shkëputjen e komunikimit me trungun amë dhe eliminimin e fizionomisë kombëtare te minoritetit. Në vitet e demokracisë Minoriteti po bën të gjitha përpjekjet për demokratizimin e vazhdueshëm të jetës, për ruajtjen e klimës së bashkëpuminit, për një bashkëjetesë të civilizuar në bazë të Kushtëtutës së vendit dhe Konventave Ndërkombëtare dhe jep kontributin e tij për integrimin pëfundimtar të Shqipërisë në familjen e madhe Evropiane. Përfshirja në Kushtëtutën e Shqipërisë të nenit 20 lidhur me të drejtat e Minoriteteve si dhe nenëshkrimi i Konventës Kuadër për Mbrojtjen e Minoriteteve nga ana e qeverisë janë hapa të rëndësishme në këtë drejtim, por Minoriteti shpreh rezervat e veta lidhur me mungesën e një kuadri te plote ligjor, ku të përcaktohen qartë të drejtat dhe të krijohen institucione për mbrojtjen dhe ushtrimin e këtyre të drejtave.
Në këto kushte, Minoriteti Etnik Grek, përmes Partisë MEGA, formulon kete Memorandum me kërkesat e veta dhe ua paraqet Organeve dhe Institucioneve kompetente kombëtare dhe Ndërkombëtare, si më poshtë:
HYRJE
[[wysiwyg_imageupload:265:]]Në Shqipëri jeton historikisht Minoriteti Etnik Grek, i njohur zyrtarisht nga shteti shqiptar në vitin 1921 në Unionin e Kombëve. Ky Minoritet, me përpjekje të vazhdueshme mundi të ruaj identitentin e tij kombëtar, gjuhën amtare greke, traditat kulturore, doket dhe zakonet. Që nga dita e përfshirjes së tij në kuadrin e shtetit shqiptar, ka treguar frymë bashkëpunimi e tolerance, themeloi dhe forcoi marrëdhënie miqësore, ka luajtur rol pozitiv në fushën e bashkëjetesës paqësore me popullsinë shqiptare.
Eshtë fakt se në periudhën e diktaturës janë bërë përpjekje sistematike nga ana e regjimit për kufizimin e të drejtave, deri në shkëputjen e komunikimit me trungun amë dhe eliminimin e fizionomisë kombëtare te minoritetit. Në vitet e demokracisë Minoriteti po bën të gjitha përpjekjet për demokratizimin e vazhdueshëm të jetës, për ruajtjen e klimës së bashkëpuminit, për një bashkëjetesë të civilizuar në bazë të Kushtëtutës së vendit dhe Konventave Ndërkombëtare dhe jep kontributin e tij për integrimin pëfundimtar të Shqipërisë në familjen e madhe Evropiane. Përfshirja në Kushtëtutën e Shqipërisë të nenit 20 lidhur me të drejtat e Minoriteteve si dhe nenëshkrimi i Konventës Kuadër për Mbrojtjen e Minoriteteve nga ana e qeverisë janë hapa të rëndësishme në këtë drejtim, por Minoriteti shpreh rezervat e veta lidhur me mungesën e një kuadri te plote ligjor, ku të përcaktohen qartë të drejtat dhe të krijohen institucione për mbrojtjen dhe ushtrimin e këtyre të drejtave.
Në këto kushte, Minoriteti Etnik Grek, përmes Partisë MEGA, formulon kete Memorandum me kërkesat e veta dhe ua paraqet Organeve dhe Institucioneve kompetente kombëtare dhe Ndërkombëtare, si më poshtë: NJOHJA DHE PRANIMI I IDENTITETIT
1. Të garantohet me ligj e drejta e njeriut për shprehjen e lirë dhe pasqyrimin në dokumentat zyrtare i identitetit kombëtar e individit, siç percakton ne paragrafin e 3te “ Marrëveshja Kuadër për Mbrojtjen e Minoriteteve kombetare”.
2. Të ndalohen me ligj politikat e tjetërsimit, duke i kaluar Qeverisjes Vendore kompetencat për kontrollin e zhvendosjeve te pakontrolluara te popullates ne territorin tradicional të Minoritetit Etnik Grek.
3. Të lejohet vendosja e tabelave publike dygjuheshe në Prefekturat që tradicionalisht banon Minoriteti Etnik Grek.
4. T’ i kalojë Qeverisjes Vendore si kompetence e plotë e drejta e vendosjes per emërtimin e rrugëve, shesheve, territoreve etj në bazë të traditës dhe kulturës vendore dhe të shkruhen edhe në gjuhën greke.
5. Të rishqyrtohet ligji “Mbi Gjendjen Civile” dhe të lejohet me ligj regjistrimi i emrit, mbiemrit, emri i babait dhe emri i nenës me shqiptim te pandryshuar te gjuhes greke.
6. Në Institucionet lokale ku Minoriteti përbën shumicën ose ka një prani të konsiderueshme, të caktohet gjuha greke si gjuhë e dytë zyrtare dhe të gjitha dokumentat qe do nxjerrin, të lëshohen në te dy gjuhët.
7. Te institucionalizohet perdorimi i simboleve kombetare te minoritetit ne raste festash kombetare e fetare ne institucionet publike vendore ku minoriteti perben shumicen si dhe nga cdo individ i vecantë.
NJOHJA, MBROJTJA DHE EVIDENTIMI I TRASHEGIMISE KULTURORE
- Të njihet dhe të përcaktohet trashëgimia kulturore në territorin tradicional të Minoritetit Etnik Grek dhe të krijohen kushte të përshtatshme për mbrojtjen dhe shfrytëzimin e saj nga vet minoriteti per te krijuar mundesi zhvillimi.
- Të lejohet krijimi i institucioneve shkencore të Minoritetit, me synim studimin, nxitjen dhe zhvillimin e kulturës ne te gjitha dimensionet e saj.
- T’i jipet kohë e caktuar ne televizionin publik per transmetimin e kësaj tradite dhe kulture në gjuhën amtare.
- Shteti duhet të financojë programe të cilat do të kontribuojnë në zhvillimin e përbërësve bazë të kësaj kulture siç është gjuha, besimi, folklori, traditat etj.
UNITETI DHE INTEGRITETI
- T’ u kthehen dhe të garantohen me ligj pronat anëtarëve të Minoritetit Grek, duke marrë parasysh prezencën e tyre autoktone si dhe mos prekjen e hapesires së Minoritetit.
- T’ u kthehen famullive te gjitha ish pronat e kishave dhe manastireve dhe tempujve te tjere fetare te minoritetit etnik grek.
- Të rishikohen të gjitha rastet e vendimeve gjyqësore të cilat u japin tituj të remë pronësie personave të tretë në hapesiren kompakte të Minoritetit Grek.
- Të përfshihet Minoriteti Etnik Grek në një njësi administrativo – territoriale dhe t’i jipet fund kësaj ndarjeje artificiale në dy Prefektura.
PJESËMARRJA NE JETEN PUBLIKE
- Në bazë të neneve 25 dhe 27 të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat personale dhe politike”, të neneve 1, 2 dhe 4 të “Konventës Ndërkombëtare për përsonat që u takojnë Minoriteteve Kombetare, Fetare dhe Gjuhësore”, të nenit 35 të “Dokumentit të Konferencës së Kopenhagenit për dimensionin humanitar”, të neneve 15 dhe 16 të “Konventës Kuadër për mbrojtjen e Minoriteteve Kombëtare”, të neneve 4,6,7,14,17 të “Konventësmbi Popullatat Vendëse dhe Fisnore të Shteteve të Pavarura”, si dhe të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, shteti duhet të përcaktojë qartë, me ligj kuadrin e përfshirjes së Minoritetit Etnik Grek në jetën publike të vendit dhe sidomos në ato fusha të cilat lidhen direkt me problemet e tij.
- Lidhur me përfshirjen në pushtetin ligjvënës ose në Qeverisjen Vendore, duhet të bëhen përshtatje të nëvojshme në Ligjin Elektoral të Republikës së Shqipërisë, në mënyrë që të përcaktohet numri i mandateve të Minoritetit në Parlamentin e Shqipërisë dhe, në funksionimin e pushtetit ligjvënës. Vetoja e përfaqësuesve të Minoritetit për çeshtjet jetike të tij, të jetë vendimtare.
- Në njësitë administrativo – territoriale ku Minoriteti Grek përbën deri edhe 10% të numrit të popullsisë duhet të caktohet me ligj vend i përhershëm për zv/Kryetar Bashkie dhe zv/ Kryetar Komune, të cilët do të perzgjidhen nga vetë Minoriteti dhe të meren direkt me problemet e Minoritetit.
- Administrata e Qeverisjes Vendore të përfshijë në bazë të përqindjes së popullsisë punonjës nga Minoriteti te cilët do menaxhojnë zgjidhjen e çeshtjeve të minoritarëve.
- Në Qeverisjen Qendrore Minoriteti të ketë pjesëmarje proporcionale ne strukturat qendrore të menaxhimit për të adresuar çështjet dhe ku është e nevojshme për të qenë prezente atje ku merren vendime për vetë Minoritetin.
- Në strukturat e Rendit Publik të përfshihet elementi Minoritar, ndërsa në zonat ku Minoritarët përbëjnë shumicën e popullsisë, te respektohet proporcioni i popullsisë në organet e Rendit. Zv/komisari të jetë Minoritar.
- Në përbërjen e organeve gjyqësore dhe të prokurorisë në zonat që banon tradicionalisht Minoriteti, të emërohen edhe gjykatës me kombësi greke. Gjithashtu në të gjitha nivelet e sistemit gjyqësor të emërohen me analogji përfaqësues nga Minoriteti.
- Në Institucionin e Avokatit të Popullit të hapet sektor i veçantë për Minoritetin, ku të përbehet nga kuadro të zgjedhur nga Minoriteti.
- Në Institucionet lokale si Hipoteka, Tatimet, Arsimi, Arshiva etj. të zbatohet parimi i bashkëadministrimit të pushtetit, në bazë të kritereve profesionale dhe në raport me numrin e popullsisë.
- Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të caktohet nga Minoriteti një përfaqësues i tij, ndërsa në përbërjen e komisionëve zgjedhore lokale, ku mbizotëron popullsia minoritare, të percaktohet përqindja e përfshirjes së anëtarëve.
ARSIMI
- Të garantohet e drejta e arsimimit dhe mësimit të gjuhës amëtare greke në të gjitha nivelet e arsimit publik, në zonat ku Minoriteti përbën shumicën e popullsisë si dhe në zonat ku ka nje prani te konsiderueshme.
- Të krijohet njëstrukturë e veçantë planifikimi, menaxhimi dhe kontrolli te arsimit grek nga nje staf me ekspertë në këtë fushë nga vete minoriteti grek ne rajonet ku banohet nga shumica e ketij minoriteti.
- Në përbërjen e institucionit të Ministrisë së Arsimit, të shtohet një komision konsulent me objekt marrjen e vendimeve për arsimin në Minoritet, ku shumica e specialistëve te ketij komisioni të jenë Minoritarë.
- Të përcaktohet me kritere shkëncore raporti i lendëve në gjuhen amtare dhe në gjuhën shqipe.
- Të parashikohen në grantet e buxhetit shtetëror financime për kualifikimin e mëtejshëm të kuadrit arsimor dhe të mbështetet me subvensione kualifikimi i tij jashtë vendit.
- Të njësohet e gjithë lënda mësimore në gjuhën greke me atë të trungut Kombëtar dhe të shmanget përmbajtja e cila nxit përplasjet nacionale apo ndikon negativisht në formimin e ndërgjegjes së nxënesve.
- Të gjitha dokumentat shkollore të shkruhen në gjuhën shqipe edhe ne gjuhën greke.
- Si përzgjedhje e parë në provimet e lirimit të përcaktohet gjuha greke dhe në programin e Gjimnazit të hyjë si lendë Gjuha e lashtë greke.
- Të krijohen kushte të përshtatshme për të përballuar nevojat qe krijohen nga riatdhesimi i nxënësve në shkollat e Minoritetit dhe te hartohet një program per t’u përshtatur me mjedisin e ri shkollor.
ZHVILLIMI EKONOMIK
- Të mbështetet me programe shteterore, ndërkufitare dhe evropiane zhvillimi i infrastrukturës në hapesiren tradicionale ku banon minoriteti.
- Në kuadrin e decentralizimit të pushtetit, të jipen pushtetit lokal më shumë kompetenca për administrim të pasurive vendore brenda kufijve të Komunave ose Bashkive.
- Të ulet deri në 50% TVSH te biznesi i madh dhe i vogel me seli në hapesiren ku jeton Minoriteti.
- Të krijohetnjë institucion kreditimi dhe sigurimi ne forme aksionerete mbrojtur me ligj për të shërbyer në dobi të anëtarëve të minoritetit në formën e kredive dhe sigurimeve. Pjesë e pasurisë së zonave të banuara tradicionalisht nga minoriteti të shkoje në ndihmë të këtij fondi.
- 50% i tatimit shtetëror mbi kompanitë mëdha të shkojë ne favor te buxhetit vendor për shpërndarjen direkte në formën e shërbimeve sociale ne hapesirat e banuara tradicionalisht nga minoriteti.