[[wysiwyg_imageupload:264:]] Dje më datën 28 tetor 2012, populli grek në mbarë Greqinë përkujtoi me nderim të veçantë përvjetorin e 72-të të fillimit te rezistences kundra ushtrisë fashiste italiane në vitin 1940.
Kjo datë, në kujtesën e popullit grek, por edhe në kujtesën e popujve liridashës, është simboli i sakrificës dhe i rezistencës së një populli të vogël ndaj pushtuesit fashist, është një moment me rendesi te vecante kombetare per Greqine. Vet Curcilli si perfaqesues i frontit fitues ne shenje respekti per rezistencen greke ndaj fashizmit eshte shprehur se “ Heronjte luftojne si greket”.
Kjo feste kombetare e Greqise, prej shumë vitesh nderohet edhe nga populli i Minoritetit Etnik Grek në Jug të Shqipërisë, edhe per vet faktin se ushtaret grek dhane jeten duke luftuar heroikisht kundër një pushtuesi të përbashkët jo vetëm të popullit grek por edhe të popullit shqiptar.

Partia ”Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen”-MEGA edhe këtë vit në festimet e kësaj date, në Bularat të Gjirokastrës, në Këlcyrë, në Himarë dhe në Korcë, së bashku me faktorë të tjerë politikë të minoritetit, perfaqesues te pushtetit vendor, por dhe me te afermit e te reneve dhe politikanë të ardhur nga Greqia, nderoi me praninë dhe homazhet e saj këtë ngjarje historike. Ne ndihemi krenare me heroizmin e atij brezi, qe i tha ndal revanshit fashist të asaj kohe në Europë duke frymëzuar edhe vetë shqiptarët në këtë luftë.
Kjo vlerë mbarëeuropjane padyshim që vlerësohet dhe nderohet nga shumica e popullit shqiptar. Por, reagimi i djeshëm, i paprecedent, ne Kelcyre, i të vetëquajturve ”patriotë të rinj”, i aleancës Kuq e Zi apo i të imporuarve të Vetvendosjes, për pengimin e këtyre festimeve, tregon se në Shqipëri dhe jashtë saj, ekzistojnë akoma qarqe keqdashëse që tentojne të prishin klimen miqesore, bashkepunuese dhe paqedashese që ekziston prej shekujsh midis dy popujve dhe shteteve, që injorojnë prezencën shekullore të minoritetit grek ne Shqiperi, që provokojnë situata jo të pëlqyeshme për rendin, qetësinë dhe integrimin e Shqiperise ne familjen e madhe te demokracise evropiane.
Dënojmë publikisht këtë akt antihuman e antiligjor te tyre dhe u kërkojmë organeve përkatëse të mbajnë qëndrim ndaj organizatorëve, sepse veprime te tilla nuk shprehin emancipimin e shoqerise shqiptare.
Minoriteti Etnik Grek do të vazhdojë të nderojë me dinjitet simbolet e tij kombëtare dhe si gjithmonë do të jetë shembull i kontributit te mirëkuptimit dhe bashkëjetesës, në respekt të ligjit, të konventave nderkombetare dhe të Kushtetutës së këtij vendi.
PARTIA ”MINORITETI ETNIK GREK PËR TË ARDHMEN”-MEGA
Gjirokastër më 29.10.2012